Policia ka arrestuar në Peqin 36-vjeçarin Gazmir Harremi.
36-vjeçari akuzohet se kishte siguruar për grupin kriminal lëndën narkotike të llojit heroinë, me një sasi prej 4 kilogramë e 215 gramë, që u kap një ditë më parë nga policia.
Ndërkohë Policia ka arrestuar edhe personi me iniciale G.B. Ky i fundit ishte bashkëpunëtor i 36-vjeçarit në shpërndarjen e lëndës narkotike.
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, automjeti që u gjet lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Rreth 4.2 kg heroinë e ndarë në 8 pako dhe një sasi kanabis u kapën 1 ditë më parë nga policia e Elbasanit e fshehur në një kamion me dru. Sipas informacioneve bëhet me dije se kamioni vinte nga Turqia dhe lënda narkotike ishte ngarkuar në Elbasan dhe si destinacion final kishte Greqinë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se lënda narkotike dyshohet se i përkiste një grupi kriminal që vepron në këtë qytet ndërkohë që në prangat e policisë përfunduan 6 persona.