35-vjetori i PS, Rama: Mision, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e Europës së Bashkuar

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një postimi në “Facebook” në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste ka uruar çdo anëtar të PS duke e cilësuar si një familje të madhe politike

Ai shtoi se se misioni historik i PS është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Edi Rama.

Partia Socialiste këtë të premte feston 35-vjetorin e krijimit të partisë ku do të zhvillohet një takim në sheshin “Italia” në Tiranë.

Të Fundit