35-vjeçari u dogj në shtëpinë e barit, çfarë dihet për shqiptarin që humbi jetën në Angli

Një 35-vjeçar shqiptar humbi jetën në Britaninë e Madhe pasi shtëpia e barit, kua ai punonte, u përfshi në flakë.

Mediat britanike shkruajnë se vdekja e të riut shqiptar, Ermal Qose, është kthyer në temë diskutimi.

Mësohet se punonjësit e policisë janë duke hetuar për të kuptuar se si e humbi jetën i riu, i cili ka mbetur i bllokuar brenda shtëpisë së barit.

Si vdiq Ermal Qose?

Ermal Qose, një shtetas shqiptar pa gjurmë në Britaninë e Madhe, u lokalizua nga zjarrfikësit në Clapton, në lindje të Londrës, në natën e Vitit të Ri. Ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht vdiq dy ditë më vonë.

Autoritetet janë në kërkim të vazhdueshëm për të ditur më shumë për vdekjen e të riut, i cili humbi jetën pas dy ditësh trajtimi në spital.

Duke folur në një deklaratën zyrtare, kryeinspektori i Policisë Metropolitane Mark Rogers tha se “Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri.

Cili ishte shkaku i vdekjes së Ermal Qose?

Po hetohet për vdekje nga pakujdesia, por oficerët kanë marrë në pyetje disa banorë të zonës për të kuptuar a kanë parë njerëz që hynin apo dilnin nga garazhi atë natë.

Vdekja mbetet misterioze, ndërsa mediat britanike raportojnë se autoritetet po japin maksimumin për të gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes së një shqiptari, i cili ishte 35 vjeç.

Të Fundit