“25 prilli vullkani i ndryshimit”, Basha në Kukës: Asnjë votë më 25 prill për atë që ju poshtëroi!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në Kukës për të vijuar fushatën elektorale. Basha i ka thënë qytetarëve të Kukësit se Rama i ka poshtëruar e diskriminuar për 8 vite, por i ka bërë gabim hesapet më kuksianët.

Basha ka premtuar se do e kthejë Kukësin në kryeqendrën e Verilindjes, dhe jo vetëm, do të hapë një inkubator të teknologjisë dhe informacionit në bashkëpunim me një universitet në Austri.

 ‘’Mirë se ju gjej, vëllezër dhe motra, kuksiane e kuksian finsik. Mirë se ju gjej në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin që do i prijë ndryshimit dhe fitores. Për 8 vjet, qeevria dhe kryeministri në ikje e kanë shkelur Kukësin em këmbë, duke e shkatërruar ekonomitë tuaja familjare, ju kanë nëpërkëmbur, tallur.I ka bërë hesapet gabim, ora po vjen. Dita e ndryshimit. Për 8 vjet kam qenë në mesin tuaj, në rrugët e këtij qyteti, në shtëpitë tuaja, në zhëgun e llambës e ngricën e dimrit, e kam ndjerë zemrën kuksiane, optimizmin.

 

Më 25 prill vullkani i ndryshimit do të bëjë që kuksianët dhe bijtë e tyre do të jetojnë me dinjitet, këtu në Kukësin tuaj, në Kukësin tuaj. Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë pagadinjitoze. Që vjën nga një ekonomi që prodhon, hap vende pune. Shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi. Ju jap fjalën një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin në Austri do të hapet këtu në Kukës.

 

Jo thjesht dhe vetëm me një qendër arsimimi dhe kualifikimi, investime amerikane, gjermane, austriake, do e kthejmë në atë që e ka bërë zoti, kryeqendër të Verilindjes. Ju falënderoj gna zemra, që kur nuk u dorëzuat. 8 vite dështime, 8 vite diskriminim, 8 vite poshtërim, 8 vite varfëri, mos i harroni, më 25 prill asnjë votë për atë që ju poshtëroi. Votat tuaja për Partinë Demokratike. Zoti e bekoftë Kukësin dhe kuksianët, fitore!’’- tha Basha.

Të Fundit