Oficerët e policisë gjyqësore kanë “zbarkuar” në vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalëzit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë në sekuestro preventive 25 pasuri, ndër të cilat edhe vilën në Gjirin e Lalëzit.
Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare. Malltezi po hetohet për çështjen e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”, teksa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ndërkaq, edhe ish kryeministri Sali Berisha është vënë në akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv, teksa i është bllokuar pasaporta.