Historitë e çuditshme në vendin tonë nuk kanë të sosur. E tillë është edhe ajo që Fatmir Gashi ka vendosur ta bëjë publike përmes emisionit “STOP”. Babai i tij, Muharrem Gashi, ka ndërruar jetë që në 2009, por ai thotë se ende sot e kësaj dite emri i tij vijon të lakohet në Gjykatën e Krujës. Për mikrofonin e “STOP” , Fatmiri tregon se gjyqtarja Marçela Shehu e thërret që nga viti 2014 në gjyq për një çështje pronësie, ndonëse kjo e fundit është vënë në dijeni të faktit se babai i tij nuk jeton më që prej vitit 2009.
STOP: Çfarë problemi keni , pse jeni drejtuar tek emisioni “STOP”?
Fatmir Gashi: “ I jam drejtuar emisionit “STOP” , për të vetmen arsye se këtu në gjykatë nuk gjejmë rrugëzgjidhje. Im atë ka vdekur që 7 vjet, po bën 8, ka vdekur në 21 Dhjetor 2009 dhe që në 2014 thirret në seancë gjyqësore, i padituri Muharrem Gashi, ai ka vdekur.”
STOP: Po për çfarë thirret këtu?
Fatmir Gashi: “ Thirret sepse thonë për një saktësim kufijsh. Saktësimin e kufijve mund t’ia bëjnë veç tek varrezat.”
STOP: Domethënë ato thonë që të çohet Muharremi nga varri?
Fatmir Gashi: “Po të çohet Muharremi nga varri që të vijë në gjykatë që t’i caktojmë kufijtë mes njëri-tjetrit me palën paditëse.”
STOP: Po ju ke thënë këtyre që Muharremi ka vdekur?
Fatmir Gashi: “Ua kam thënë edhe këtyre po vazhdon akoma e thirrin emrin e tij, Muharrem Gashi, akoma akoma, dhe në seancën tjetër i kam thënë zotit gjyqtar mos ma thirrni më këtë emër sepse ai është i vdekur. I ndjeri nuk e lënë as në varr të pushojë rehat.”
STOP: Po kush është gjyqtarja që e gjykon këtë çështje?
Fatmir Gashi: “Gjyqtarja na vjen nga Laçi është Marçela Shehu.”
STOP: Pse se keni çuar tek varrezat t’ia tregosh varrin e Muharremit?
Fatmir Gashi: “Ja kam lënë edhe fotografitë në mos gaboj sipër tavolinës, fotografitë me varrin e të ndjerit.”
Stafi i emisionit udhëtoi drejt varrezave, aty ku prehej edhe trupi i Muharrem Gashit.
STOP: Fatmir Gashi: “I ndjeri im atë vijon ta thirrin akoma në Gjykatën e Krujës si i padituri për çështje pronësie dhe çështje kufiri. Për me i saktësu kufijt vetëm këtu tek varret ka ngelur për me i saktësu.”
“Or babë, pse nuk erdhe sot në Krujë o burrë, na le duke prit një turrë rob atje, me gjyqtarë e me krejt, duke të prit o burrë i fortë. Veç duke flejt gjumë ke ngel or babë. Çohu or babë çohu!”
Fatmir Gashi: “Fletëthirrja vazhdon dhe e thirrin akoma që në 2014 dhe deri sot Muharrem Gashin të paraqitet në gjykatë, por ky i shkreti nuk është paraqit asnjëherë.”
Një ndër kontribuesit është pastori Paulin Vilajeti i Qendrës së Krishterë Shqiptare i cili ka vendosur t;I japë familjes për një vit 10 mijë lekë të reja në muaj.
Një emigrant shqiptar gjithashtu ka dërguar 500 euro për familjen e Danielës.
Gjithashtu të shumtë kanë qenë ata të cilët çdo ditë kanë dërguar ushqime dhe veshëmbathje në banesën e tyre.
Paulin Vilajeti: “Pasi pashë rastin e Danielës 11-vjeçare, në fakt u prekëm jashtëzakonisht shumë edhe mundohemi që raste të tilla të kemi mundësi të ofrojmë ndihmën tonë. Kuptohet ne nuk mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga varfëria por mund të bëjmë diçka dhe vendosëm që Danielës bashkë me familjen e saj për një vit t’i japim nga 10 mijë lekë të reja që në këtë mënyrë të kenë mundësi që të kapërcejnë një cik situatën në të cilën ata ndodhen. Uroj që edhe njerëz të tjerë në Shqipëri ta bëjnë një vepër të tillë. Varfëria është një mallkim edhe kur ne ndihmojmë që ajo të largohet, unë besoj që kemi bërë atë ç’ka Zoti thotë.”
Për mikrofonin e “STOP” prindërit e Danielës shprehën mirënjohjen e tyre për zemërgjërësinë e të gjithë atyre që kontribuan dhe dëgjuan thirrjen e vogëlushes së tyre për ndihmë.