Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e SPAK të koduar “Coast to Coast”, ku janë lëshuar 31 urdhër arreste.
“Grup kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, me episode nga Siria në Shqipëri, nga Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria-Itali etj”.
Personat ndaj të cilëve ka urdhërarrest janë:
1-Endrit Bakiu
2-Suko Pajo
3-Artur Sulaj
4-Arian Tola
5-Fadjon Çami
6-Viron Lekaj
7-Artan Agalliu
8-Shpëtim Pjeshka
9-Jani Çavo
10-Kudret Rustemaj
11-Besnik Ruçi
12-Pirro Çapi
13-Jani Meçja
14-Edmond Kabashi
15-Tomi Hila
16-Leonard Nergjoni
17-Artin Kurti
18-Astrit Miska
19-Ervis Çvilo
20-Mirash Gjoni
21-Sonila Sula (arrest shtëpie)
Ndërkohë mësohet se operacioni i SPAK është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, me prokurorinë e Firences dhe Eurojust, në kuadër të të cilës u lëshuan 21 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 14.
Dosja përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Janë zbardhur dhe dokumentuar një episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj.
Drejtuesi i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur dolin e transportuesit të lëndës narkotike. Mësohet se bëhet fjalë për kanabis sativa në formën e çokollatës. Procedimi për këtë rast nisi në vitin 2020./