21 Janari/ Rama:Fajtorët e vërtetë,njëri ka Foltoren,tjetri pas dyerve të blinduar

Kryeministri Edi Rama këtë të premte po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.

Rama u ndal te protesta e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues dhe tha se fajtorë janë Basha dhe Berisha. Kryeministri tha se njëri nga fajtorët për këtë ngjarje ka Foltoren, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha, dhe tjetri është brenda dyerve të blinduara duke mbajtur bravën e Shqupit, duke iu referuar, Lulzim Bashës.

“Atë ditë, asnjë protestues nuk e kapërceu gardhin drejt Kryeministrisë. Pashë sot komentatorë që flasin nga mbrapa bravës duke thënë se fajin për vrasjen e 21 janarit e kam unë sepse i thirra njerëzit në protestë, por nëse nuk ndalemi tek kriminelët që tërhoqën këmbëzën e pushkës….Në fakt, njëri nga fajtorët ka Foltoren, tjetri është brenda dyerve të blinduara duke mbajtur bravën e Shqupit. Të thuash që ata njerëz u vranë sepse nuk duhet të kishin shkuar në bulevard, nuk meriton përgjigje. Unë besoj se e kemi shlyer pjesën e detyrimit për dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për reformën në drejtësi që përgojohet përditë nga kundërshtarët e saj, përbaltet e masakrohet përditë, foltore më foltore, portal më portal, klub më klub, sallon më sallon por që është pa asnjë dyshim guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet, ku drejtësia s’ka qenë kurrë drejtësi. ka qenë një gur në duart e pushtetit, ose një gur për pazarllëqe. Për herë të parë, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar është vënë një gur themeli me reformën në drejtësi dhe këtë gur e ka vënë kjo shumicë qeverisëse, nën drejtimin tim sigurisht. Për herë të parë, e ardhmja në drejtësi nuk është blozë, edhe pse e sotmja nuk është rozë. Më në fund erdhi në qeveri PS-ja dhe mori përsipër të vendoste këtë gur themeli në drejtësi”, tha Rama.

Të Fundit