21 Janari, Rama: Nderojmë 4 viktimat, vrasja barbare e tyre kërkon drejtësi

Teksa shënohen 11 vite nga protesta e 11 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 4 viktimat, Hekuran Dedën, Aleks Nikën, Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn.

Rama shkruan se është i bindur që drejtësia vonon po nuk harron ndërkohë që nderon katër protestuesit paqësorë që humbën jetën në bulevard.

MIRËMËNGJES
dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi
”, shkruan kryeministri Rama.

Të Fundit