20 roje burgu në Milano janë nën hetim për torturë ndaj të burgosurve të mitur

Prokuroria italiane po heton burgun Beccaria në Milano pas akuzave për torturë dhe dhunë ndaj të miturve, që çoi në arrestimin e 21 gardianëve javën e kaluar.

 

Gjatë javës së ardhshme në burg do të mbërrijnë 47 agjentë të policisë për të garantuar sigurinë e të burgosurve, raporton Ansa.

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë për të Mitur, Antonio Sangermano, tha se reagimi i policisë është i nevojshëm për të respektuar ligjin dhe për të “rikthyer dinjitetin njerëzor”.

Departamenti i Drejtësisë për të Mitur dërgoi në burg një ekip special prej 15 agjentësh të trajnuar për të trajtuar situatat emergjente.

Në ditët në vijim 25 agjentë të rinj do të dërgohen në krahun e burgut ku strehohen të miturit.

Psikologë dhe edukatorë do të vijnë në Beccari, i cili dikur konsiderohej një shembull i mirë i rehabilitimit të të burgosurve, për të ndihmuar të burgosurit e mitur.

 

Të Fundit