Në zemër të Tiranës gëlon prostitucioni, edhe pse ky fenomen në vendin tonë është i ndaluar me ligj. Kamera e fshehtë e “Stop” ka regjistruar biseda me punonjëse të seksit, që ofrojnë trupin për 20 apo 30 mijë mijë lekë të reja. Ky aktivitet ndodh në zonën e Muzeut Historik, te Stacioni i Trenit apo Kthesa e Kamzës. Një nga prostitutat e regjistruara nuk mjaftohet të shesë trupin e saj për para, por ofron dhe vajzën e mitur për klientin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]