2 mijë euro për të liruar një të burgosur, Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-prokurorin Edmond Karriqi

Ish-Prokurori i Kukësit, Edomond Karriqi është rikthyer në burg me vendimin e fundit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sjellim në vëmendje se përmes përgjimeve, SPAK arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për të nxjerr nga burgu një të burgosur, të dënuar për drogë. Më herët, Gjykata gjeti fajtor për korrupsion prokurorin Edmond Karriqi dhe e dënoi atë me 2 vite burg, dënim që iu konvertua në shërbim prove.

Ky vendim është hedhur poshtë dhe Apeli ka kërkuar ndryshimin e tij për pjesën tjetër në këtë mënyrë:

– Dënimin e Edmond Karriqit me 3 vjet e 6 muaj burgim përveprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin Edmond Karriqin me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bën të ditur se dënimi me burgim për ish-prokurorin do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Të Fundit