Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë këtë mëngjes, lidhur me luftën e rusëve në Ukrainë, e cila ka hyrë sot në ditën e shtatë, duke lënë pas viktima, të plagosur e shumë shkatërrim.
Në këtë 2 mars, Meta thekson se duhet t’i bashkohemi thirrjes së Papa Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës.
Mesazhi i Metës:
Sot më 2 mars, ju ftoj t’i bashkohemi thirrjes së Papë Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave europiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.
Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit europian. ????? #StandWithUkraine