Presidenti ukrainas bën deklaratën: Rusia dëshiron “ta zhdukë” Ukrainën!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë të mërkurën se po synon të “zhdukë” ukrainasit, shtetin dhe historinë e tyre.

Në një video-adresim, lideri ukrainas ka thënë se sulmet me raketa në një zonë të masakrës së Holokaustit tregon se “për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është plotësisht i huaj”.

“Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë. Për historinë tonë. Mirëpo ata kanë urdhër për të zhdukur historinë tonë. Për të zhdukur shtetin tonë. Për të na zhdukur të gjithë neve”.

Të Fundit