Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.
Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas të llogaritjes, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo .
Franca juglindore është vënë gjithashtu në alarm për shkak të rërës nga Saharaja dhe përqendrimeve të grimcave të imta.
Sa i përket vendit tonë, Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë). Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.