Mbi 18 mijë gjoba gjatë kësaj jave, Policia Rrugore bën bilancin: 27 shoferë të arrestuar

Policia rrugore vijon monitorimin për të parandaluar aksidentet, por edhe për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit. Gjatë kësaj jave janë arrestuar në të gjithë vendin 27 shoferë për drejtim makine në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Ndërkohë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, por edhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit janë pezulluar 123 leje drejtimi. Përgjatë kësaj jave janë gjobitur mbi 18 mijë shoferë.

“1227 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;  5416 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit; 1114 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit; 10 495 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara; 467 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse”, njoftoi policia.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

 

Të Fundit