Në këtë pjesë do të tregojmë rastin skandaloz të sjelljes së strukturave të shtetit dhe drejtësisë, që cuan në një traumë sociale. Një të miturish, 16 djali vjec dhe 13 vjec, janë prindër të një foshnjeje 1 muajsh. Mamaja e 16 vjecarit kërkon ndihmën e “Stop”, pasi djali i saj 16 vjecar, ka 6 muaj në burg, i akuzuar për dhunë ndaj të miturës, që e bëri baba. Por sot 13 vjecarja thotë, se ai nuk e ka dhunuar dhe gjithcka e ka bërë e shtyrë nga e ëma, që nuk e donte këtë lidhje.Kallzimi për 16 vjecarin u bë në korrik 2019 dhe prokuroria e vuri në pranga pas 6 muajsh, në janar 2020.Prindërit e djalit marrin avokat shtetasin Toto Avdiu, i cili fillimisht u paraqit si avokat kryesisht e më pas u mori atyre prokurë përfaqësimi. Avokati Toto Avdiu i kërkon 5 mijë euro familjarëve për prokurorin e cështjes. Kur Stop interesohet për rastin, avokati e mohon, që ka kërkuar 5 mijë euro.Psikologia, që ka ndjekur procesin, pranon se prokurori është vënë në dijeni, që akuzat për djalin kanë qenë të rreme, por ia hedh topin prokurorit Petrit Vukaj, i cili është dënuar më pare me 3 vite burg për korrupsion.13 vjecarja e mitur, tashmë nënë e një foshnjeje pranon, se bashkëshorti i saj nuk e ka dhunuar.Pas gjithë kësaj shurdhërie e mosreagimi, papritur 13 vjecarja braktisi fëmijën dhe la shtëpinë e bashkëshortit.Prokurori dhe avokati presin paratë, për të nxjerrë 16 vjecarin nga qelia, ndërsa Shërbimi social është inekzistent në një situatë të tillë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]