Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar këtë të premte 15-vjetorin e vizitës së presidentit të SHBA, George W Bush në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se kjo vizitë shënon momentin më kulmor kulmor në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Berisha kujton se Bush deklaroi pavarësinë e Kosovës dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO, arritje që u realizuan me mbështetjen e tij dhe SHBA.
“Sot 15 vjetori i vizites historike te Presidentit George W. Bush ne Shqiperi!
Miq, kjo vizite shenon momentin me kulmor ne historine 100 vjeçare te marredhenieve shqiptaro-amerikane.
Ne kete vizite miku i madh i kombit shqiptar George Ë. Bush deklaroi: “The time is noë” tani eshte koha per Pavaresine e Kosoves dhe Shqiperia ne NATO.
Te dy keto arritje me mbeshtetjen e tij dhe kombit te tij te madhe u bene realitet.
Ndaj le ti shprehim sot te dashur miq mirenjohjen tone me te thelle dhe ti urojme jete te gjate mikut te madh te shqiptareve Presidenti George W. Bush. sb”, shkruan Berisha