14 Maji/ Rama: Fushata e parë që ne nuk flasim më për ujë të pijshëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar në Sarandë turin e tij elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se kjo është fushata e parë që po bëjnë, ku nuk po flitet për ujë të pijshëm teksa ka shtuar se kanë bërë një transformim shumë të madh.

Kryesocialisti Rama u shpreh se duhet që ta bëjnë edhe investimin e fundit për të rritur burimin e ujit për Sarandën në Tatzat që qyteti bregdetar të garantohet brenda dhe jashtë sezonit me ujë të pijshëm 24 orë.

 

Edi Rama: Saranda sot nuk krahasohet me Sarandën dje, jo vetëm në atë që shohim, por edhe në atë që nuk shihet. Saranda sot po mbyll një plagë të tmerrshme të të gjitha kanalizimeve që mungonin dhe të të gjitha ujërave të ndotur që derdheshin ku të mundeshin. Ne po garantojmë që e gjithë kjo pasuri e madhe të rritet në vlerë. Ashtu sikundër, kjo është fushata e parë qëkur janë bërë zgjedhjet vendore që ne nuk flasim më për ujë të pijshëm sepse kemi bërë një transformim shumë të madh. Unë e di që këtu në Sarandë ka një gjë tjetër për të bërë. Unë e di që uji i pijshëm sot është shumë herë më i garantuar nga se ishte. Duhet që të bëjmë edhe investimin e fundit për të rritur burimin e ujit për Sarandën atje në Tatzat dhe Saranda do të garantohet që jo vetëm brenda sezonit, por edhe jashtë sezonit që të ketë ujë 24 orë duke pasur një burim të sigurtë sepse tanimë ujësjellësi është i shtruar kudo, por na duhet burimi plus

Të Fundit