Shërbimet e Policisë, pas gati 12 orësh kërkime gjetën afër një shpelle në Karaburun, një turiste italiane që kishte mbetur aty, pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas italian, se një shtetase italiane me të cilën ai po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, kanë shkuar në këtë zonë, bashkë me shërbimet e repartit “Delta””, njoftoi policia.
Policia kreu kërkime bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën. Turistja italiane u gjet në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.
Ajo mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë