111-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta: Të ndjekim shembullin e saj – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

111-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta: Të ndjekim shembullin e saj

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar këtë të enjte ditën e lindjes së shenjtores, Nënë Tereza.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë bamirëses shqiptare është të ndjekim shembullin e saj.

Meta thotë se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

“Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare. Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *