100.000 lekë për t’u punësuar mësues në Dibër, arrestohet punonjësi i këshillit të qarkut – Stop
Lajme, Të Gjitha

100.000 lekë për t’u punësuar mësues në Dibër, arrestohet punonjësi i këshillit të qarkut

Prokuroria kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka dhënë detaje rreth hetimeve lidhur me arrestimet në zyrën e Arsimit në Dibër, ku rezultoi se kryheshin punësime kundrejt pagesë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, është ndaluar një punonjës i Këshillit të Qarkut i cili kundrejt një shume prej 100 mijë lekësh do të ndikonte tek drejtuesit e zyrës arsimore Dibër që të punësonte një shtetas si mësues pranë kësaj zyre. Gjatë operacionit, krahas zyrtarit është ndaluar në flagrancë edhe shtetasi që dorëzoi shumën e parave.

SPAK sqaron se shtetasi H. Sh ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër dhe për këtë ka kontaktuar shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër.

Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H. Sh. të punësohet si mësues pranë kësaj zyre. Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga shtetasi H.Sh., kundrejt shtetasit F.F., kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale”, sqaron SPAK.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *