10 raste të rënda në spitalin e Fierit nga pickimi i merimangës, mjeku: Duhet kujdes – Stop
Lajme, Të Gjitha

10 raste të rënda në spitalin e Fierit nga pickimi i merimangës, mjeku: Duhet kujdes

Stina e verës ka sjellë përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve. Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nepërkës.

Sipas mjekut intoksikolog Lulëzim Banushaj në spitalin Rajonal Fier në një periudhë gati dy javore janë paraqitur 10 raste nga pickimet nga merimanga dhe 5 raste të kafshuar nga nepërka dhe gjarpëri duke e çuar në total në 15 numrin e pacientëve të cilët kanë ardhur në gjendje të rëndë.

Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës.

Mjeku intoksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *