10 mijë euro për një vizë amerikane/ Lihen në qeli 3 prej të akuzuarve

Zbardhet dëshmia e të riut me iniciale R.N, i cili ndodhet pas hekurave për mashtrim me vizat amerikane.

Teksa është lënë në ‘arrest me burg’, ai pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje me ligjin, madje thekson se ndihmonte qytetarët që të bënin aplikime për vizat.

Ai u shpreh para togave të zeza se për këto aplikime merrte 100 deri në 150 euro dhe jo 10 mijë euro siç është denoncuar nga qytetarët.

Ndërkohë, gjykata ka lënë në qeli personat me iniciale, K.L,  K.K dhe e Xh.S, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të të riut. Ndërsa është caktuar masa “arrest në shtëpi” për K.P.

Të Fundit