1 ton kokainë e kapur në Durrës, Çuçi: Faktet flasin vetë! – Stop
Lajme, Të Gjitha

1 ton kokainë e kapur në Durrës, Çuçi: Faktet flasin vetë!

Pas operacionit të zhvilluar këtë të martë në Portin e Durrësit ku u sekuestrua një sasi e madhe lëndë narkotike kokainë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai është shprehur se kjo nuk është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion.

Reagim i ministrit të Brendshëm:

Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *