Emisioni “Stop” që nga viti 2016 ka investiguar dhe bërë publike fakte, sesi Urdhri i Stomatologut me President Nikoll Dedën, kanë abuzuar në shumë drejtime, duke nisur me zgjedhjen e drejtuesve Rajonalë. Në vitin 2021 provuam, sesi këto zgjedhje u zhvilluan në mënyrë të paracaktuar, duke mos respektuar statutin.Menjëherë pas këtyre publikimeve, Gjykata duke marrë parasysh provat dhe faktet, i nxorri të parregullta këto zgjedhje dhe i ngriu me masë sigurie. Për të mos penguar funksionimin e Urdhrit u lanë në fuqi strukturat e vjetra,derisa të gjykohej themeli i problematikës.Presidenti i Urdhrit të Stomatologjisë për Tiranën, Almiro Gurakuqi, denoncon për të disatën herë këto abuzime, që kanë nisur që në 2016-ën.Madje ai është drejtuar edhe të krimi ekonomik dhe cështjen e ka në dorë prokurorja Anisa Qilimi.Edhe pse strukturat kanë qenë të ngrira, Presidenti Nikoll Deda ka mbledhur Këshillin në paligjshmëri dhe ka mundësuar blerjen e ambienteve të reja për 700 mijë euro. Gjithashtu Deda ka marrë kredi 250 mijë euro, ka rritur pagat me 20% dhe ka fryrë punonjësit nga 3, që ishin, në më shumë se 17. “Stop” gjithashtu ka zbuluar një fond prej 100 mijë eurosh, i cili nuk pasqyrohet, se për cfarë është përdorur. Përmes kameras së fshehtë, kemi provuar, se rreth 500 licensa janë dhënë prej Urdhrit në shkelje totale . Ato duhet të firmoseshin dhe vuloseshin nga Presidenti i Tiranës, z. Gurakuqi por janë firmosur nga zëvendëpresidentja Aurora Guri.
- +355 67 220 8888
- [email protected]