Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka uruar këtë të premte punëtorët për ditën e 1 Majit, duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre.
Në një mesazh urimi të postuar në rrjetin social Facebook, Begaj vlerëson çdo punëtor për përkushtimin e tyre, që sipas tij e bëjnë çdo ditë më të begatë Shqipërinë.
“Faleminderit çdo njeriu punëtor që, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, e bën çdo ditë më të begatë Shqipërinë!
Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohje më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë. Puna e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale.
Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t’u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet.
Faleminderit çdo njeriu të punës”, ka shkruar Begaj.




