Zyrtarë të PS në SPAK për inceneratorët, Spiropali: S’janë fajtorë dhe kriminelë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, për thirrjen në SPAK të kryebashkiakut, Armando Subashi dhe deputetit socialist, Alqi Bllako është shprehur se ata nuk mund të konsiderohen fajtorë apo kriminelë pasi është drejtësia ajo që do të flasë.

Në një intervistë në news 24, e pyetur nëse ndjen përgjegjësi Partia Socialiste për këtë çështje, Spiropali tha se PS është e bindur që kemi sjellë një dobi publike, sepse trajtimi i mbetjeve mbetet një çështje prioritare.

Për aferën e inceneratorëve u shpreh Spiropali do të flasë drejtësia dhe ajo po bën punën e vet.

Pyetje: A ka PS qëndrim për marrjen në pyetje se Armando Subashit dhe Allqi Bllakos?

Spiropali: Nuk ka si të ketë qëndrim, sepse unë nuk e di për çfarë janë thirrur, cila është çështja dhe dosja, njerëzit do thirren, zyrtarët do përgjigjen dhe as mund të konsiderohen fajtor dhe as të shpallen kriminel. Do pyeten dhe drejtësia do flasë.

Pyetje: A ndjen PS një përgjegjës?

Spiropali: Ne jemi të bindur që kemi sjellë një dobi publike, sepse trajtimi i mbetjeve mbetet prioritare dhe sa i përket drejtësisë ne e kemi bërë këtë ndarje në 2013 kur vendosëm të reformojmë drejtësinë. Sot ato institucione janë të lira dhe hetojnë dhe të gjykojnë. Ne as fusim njeri në burg dhe as i nxjerrim nga burgu.

Pyetje: I druheni nëse SPAK përshkallëzon hapat në drejtim të zyrtarëve të PS?

Spiropali: Nuk e kuptoj pse i thërritet emrat, ata janë mes shumë zyrtarëve që po dëshmojnë dhe unë nuk kam cfarë të shtoj. Në zyrtarët nuk i ndajmë të PS, PD apo LSI dhe as i mbrojmë. Ne i ndajmë në zyrtarë të përgjegjshëm ose të ndershëm dhe ata që kanë shkelur ligjin.

Të Fundit