Zjarri në Porto Romano, policia jep detaje: Ra zjarr në depozitat e gazit

Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth zjarrit të rënë këtë mëngjes në Porto Romano.

Sipas uniformave blu, rreth orës 08:30 ka rënë zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano.

Mësohet se me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

“Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”,-njofton policia.

Të Fundit