Zjarri në Komisariatin Nr.5 në Kamëz, Gjykata vendos “arrest me burg” për dy efektivët e policisë

Shkelja e rregullave të sigurisë në ambientet e shoqërimit në Komisariatin Nr.5 në Kamëz, solli ngjarjen e rëndë me pasojë vdekjen e 26-vjeçarit Arben Micit dhe plagosjen e 2 të tjerëve mes tyre edhe një efektivi të policisë nga flakët dhe tymi që përfshiu ambientin në katin e nëndheshëm të institucionit.

Klan News raporton se Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për policët Hajredin Boja dhe kolegun e tij Fatmir Isufi nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Sjellim në vëmendje se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi policin e lënduar Hajredin Boja dhe kolegun e tij Fatmir Isufi, me argumentin se nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe rregullat teknike të trajtimit të personave të arrestuar, kanë lejuar që ata të mbajnë dhe përdorin mjete ndezëse./tvklan.al

Të Fundit