Zgjatja vettingut, Taulant Balla: Domosdoshmëri për pastrimin e sistemit të drejtësisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat,ka thënë se ditën e djeshme PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për zgjatjen e afateve të vettingut.

Balla tha se zgjatja e komisioneve të vettingut është domosdoshmëri për pastrimin e sistemit të drejtësisë.

“Dje grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej më shume se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar një procedurë të ndryshimit të Kushtetutës me qellim qe ti hapim rruge zgjatjes se mandatit të Komisionit te Pavarur te Kualifikimit dhe te Komisionarëve Publik si niveli i parë i procesit të vettingut duke e shtyrë procesin e vettingut pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj te tjerë të çilet besoj se janë te mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e vettingut. Ashtu sikurse tha edhe kryeministri, PS sot pas mbledhjes se kryesisë, kjo është vijueshmëri e reformës në drejtësi, një çështje sa teknike aq edhe shume e rëndësishme sepse ruajtja e te njëjtit standard në procesin e vettingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtar apo prokurore te vilet nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre dhe nuk kane përgatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës se tyre, dhe zbulimi i çdo lloj lidhje kriminale. Vijimi i procesit te vettingut me te njëjtin standard qe është vijuar deri me tani është domosdoshmëri tek e cila në partitë politike duhet te qëndrojnë larg sepse themeli i reformës në drejtësi ka qene pikërisht heqja e çdo lloj ndikimi qe vinte nga partitë politik”, ka thënë Balla nga Fieri.

Të Fundit