Zelensky: Trupat ukrainase i kanë dhënë Rusisë “goditje të fuqishme” – Stop
Bota, Të Gjitha

Zelensky: Trupat ukrainase i kanë dhënë Rusisë “goditje të fuqishme”

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të fundit të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se rezistenca e trupave të tij i kishte dhënë Rusisë “goditje të fuqishme”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka bërë thirrje që Moska të negociojë përfundimin e luftës, por paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga territori sovran.

“Mbrojtësit tanë po e çojnë udhëheqjen ruse drejt një ideje të thjeshtë dhe logjike: ne duhet të flasim, të flasim me kuptim, urgjentisht dhe me drejtësi”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Zelenskyy vazhdoi të pretendonte se më shumë se 16,000 trupa ruse ishin vrarë tani në konflikt.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *