Zbulohet një “shtëpi bari” në Vlorë, policia arreston pronarin

Policia e Vlorës ka zbuluar një shtëpi për mbjellje kanabisi.

Mësohet se “shtëpia e Barit është zbuluar në lagjen “Kushtrimi” ndërkohë operacioni është duke vijuar nga policia e Vlorës.

Deri më tani në shtëpi janë gjetur 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

Gjatë operacionit “Kushtrimi”, njoftohet se është arrestuar shtetasi Anest Rrapaj.

Njoftimi Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kushtrimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Vlorë.

Gjatë operacionit është zbuluar një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Gjatë kontrollit në banesë u konstatua lidhje e paligjshme elektrike.

Sekuestrohen 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Kushtrimi”, një shtetas kishte përshtatur banesën si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kushtrimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., në lagjen “Kushtrimi”, u gjetën të kultivuara në kova plastike, në një ambient të mbyllur, rreth 330 bimë narkotike, mbi të cilat ishin të vendosura 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi materiali bimor cannabis sativa në proces tharjeje.

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Vjedhja e energjisë elektrike”.

Të Fundit