Zbardhet dëshmia e vajzës së Lulzim Cukut: “Babi e tërhoqi nga banja deri tek dera te mbuluar me gjak”

Në seancën e sotme gjyqësore për Lulzim Cukun, bashkëshortin dhe njëkohësisht vrasësin e Majlinda Cukut prokurorja e ccështjes ka zbardhur edhe dëshminë e vajzës së tyre 10- vjeçare.

Vajza e tyre ishte dëshmitare e ngjarjes dhe i ka komunikuar prokurores se babai i saj Lulzim Cuku, e tërhoqi nga banja deri tek dera ndërkohë që ajo ishte e mbytur në gjak.

Ajo thotë se u zgjua natën e 2 shkurtit për shkak të të qarave të së motrës, ndërkohë ka dëshmuar se Lulzim Cuku e rrihte vazhdimisht Majlinda Cukun.Sot para Gjykatës së Durrësit Lulzim Cukut i është komunikuar edhe masa e arrestit me burg.

Të Fundit