Yuri Kim: SHBA, kundër korrupsionit edhe kur përfshihen politikanë të lartë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në Shqipëri shprehet se SHBA-të janë serioze në luftën kundër korrupsionit dhe në rastet kur në këto afera përfshihen politikanë të lartë.

Kim shkruan në rrjetet sociale se SHBA mbështet një Shqipëri të fortë dhe demokratike.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” -ka shkruar Kim” ka shkruar Kim.

Këtë të martë, ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Fieri se diplomatja amerikane ka deklaruar se ekzistojnë dosje për ish-kryeministrin, por sipas tij, të dhënat që ndodhen në dosje janë shpifje.

Të Fundit