Yuri Kim poston foton me Dua Lipën: E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Yuri Kim poston foton me Dua Lipën: E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka pozuar krah këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila ndodhet në Tiranë për koncertin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Krahas fotos së postuar në Instagram, Yuri Kim shkruan se ka uruar qytetaren më të re të Shqipërisë, pasi Dua Lipa ditën e djeshme mori nënshtetësisë shqiptare, ndërsa shprehet e emocionuar për koncertin që artistja do të mbajë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë!”, shkruan Kim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *