Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari Vladimir Grillo

Është ndarë nga jeta gazetari i njohur Vladimir Grrillo.

Grillo u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pasi prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur Defrim Methasani, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shuhet ikona e ekranit për sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime.

Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit.

Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”-shkruan Methasani.

Të Fundit