Vrau për të marrë hakun e të atit, 17-vjeçari në Lezhë nuk pendohet. Çfarë tha në polici – Stop
Lajme, Të Gjitha

Vrau për të marrë hakun e të atit, 17-vjeçari në Lezhë nuk pendohet. Çfarë tha në polici

Florian Pervathi, 17-vjeçari i cili vrau dje 65-vjeçarin Lek Lekgjonajn, në Lezhë nuk është penduar.

Adoleshenti ka pranuar në polici se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij, por në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë.

Në vitin 2019 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël. Floriani humbi edhe nënën sepse ajo u vetëhelmua pasi i vranë të shoqin.

I rritur pa të dy prindërit, duke se 17-vjeçari e ka pasur motiv për të vënë në vend sipas tij drejtësinë e munguar.

Abc News raporton se policia po përpiqet të mësojë se ku e gjeti armën adoleshenti. Pas mbërritjes së polici dhe vetëdorëzimit të tij ai ka treguar të gjithë ngjarjen.

Duket se gjithçka e kishte planifikuar. Ditën e djeshme ai e ka pritur 65-vjeçarin dhe në momentin që ky i fundit ka zbritur nga makina e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar për hakmarrje për të marrë gjakun dhe për të venë në vend drejtësinë. 17-vjeçari nuk ka treguar kush e dërgoi në komisariat pas kreu vrasjen, ndërsa do të rimerret sërish në pyetje në prani të psikologëve, pasi gjendja e tij është tepër e rënduar.

Nga dëshmitë e banorëve dhe bashkëmoshatarëve mësohet se Floriani ishte shumë i qetë dhe kishte pasion pikturën. Sipas tyre ai asnjëherë nuk është shprehur se do të hakmerrej për babain.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *