“Votat për logon e rrëmbyer janë të humbura”, Berisha: Basha, arrë me vrimë

Nga Lushnja, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Teksa zhvilloi një takim me të rinjtë e kësaj bashkie, Berisha tha se vota për kandidatin e vendosur nga Basha është një votë e humbur.

“Çdo votë për logon e rrëmbyer është votë e humbur”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha shtoi se e ka mbështetur më shumë se çdokush tjetër Bashën, por ai doli “arrë me vrimë”.

“Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD-së dhe ia ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit, për të keqorientuar zgjedhësit. Shpjegojani çdo qytetari, vota për të ardhmen, vota për ndryshimin është vota tek “Shtëpia e Lirisë” është vota për Elton Banon. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur. Bëni gjithçka që të bashkohemi të gjithë si demokratë. Asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri që është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhjen me krimin. Unë e kam mbështetur sa askush tjetër. E kam mbështetur edhe me bindjen dhe kënaqësinë se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi, siç thotë populli, arrë me vrimë, i prishur”, tha Berisha.

Një thirrje lideri historik i demokratëve e pati edhe për të rinjtë që të mos neglizhojnë forcën e tyre.

“Të mos harroni se askush nuk mund të jetë më bindës, më i mikëpritur sesa një vajzë dhe një djalë, një i ri dhe një e re, që troket në derën e një qytetari, që ndalon në rrugë një kalimtar, që ndalet në një bisedë me dy tre të tjerë për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet e tij sepse ju jeni më të pastërtit në çdo lloj aspekti të shoqërisë shqiptare. Ju imponoj dhe mos neglizhoni forcën tuaj. Forca juaj tek të gjithë të tjerët që janë në moshë më të madhe se ju është e jashtëzakonshme. Ju jeni dhe do mbeteni mesazherët më të shkëlqyer, më të besuar, më përcaktues për këtë fitore, por edhe për fitoren e këtij revolucioni. Rëndësi të jashtëzakonshme ka roli juaj sepse që një end të ketë të ardhme, duhet të ketë rin. Kjo nuk mjafton. Që një vend të ketë të ardhme duhet të investohet shumë për rininë”, u shpreh Berisha.

Të Fundit