Vodhi ilaçet e të sëmurëve me Covid e kancer,jepet vendimi për infermierin

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për infermierin e Spitalit Korçë, Nikolin Ciko, i cili disa ditë më parë u vu në pranga pasi grabiti ilaçet e të sëmurve me covid në farmacinë e spitalit juglindor.

Trupi gjykues ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermierin.

Ai akuzohet si autor i dy grabitjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit rajonal të Korçës në datën 8.03.2021 dhe 30.08.2021.

Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi vjedhjen, duke shprehur se ua shiste pacientëve të sëmurë që ai trajtonte ilaçt e grabitura, pasi donte të shlyente borxhet e shumta dhe kredinë.

Ciko grabiti një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 10 milionë lekë.

Të Fundit