Vlore/ Shkon per kredi ne banke, rezulton debitor pa dijenine e tij! – Stop – 21 Tetor 2020

Në muajin shtator, qytetari nga Vlora, Antonio Avdiraj, kur ka shkuar të blejë një celular me kredi, i thonë se ai e ka një kredi për të shlyer në bankë, po për blerjen e një celulari. Në bankë i thonë, se në 30 mars 2020 ka firmosur një kontratë me një servis celulari në Vlorë, me administrator Kreshnik Rama.Antonio mohon të ketë marrë kredinë prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndaj bën ankesë në këtë bankë dhe kallzim në policinë e Vlorës.Fill pas denoncimit, në skenë del i ati i administratorit të servisit, z.Skënder Rama, i cili i premton Antonios, se do ta mbyllë ai këtë problem.Sipas administratorit dhe të atit, celulari është blerë on line dhe këtu ka ndodhur ngatërresa.

Të Fundit