Vijojnë hyrje daljet në doganën e Kapshticës/ 89 persona ikën drejt Greqisë

Ditën e djeshmë në pikën doganore të Kapshticës kanë hyrë 153 persona ndërsa kanë dalë 89 shtetas.
Shtetasit që kanë dalë janë ata që kryejnë transport të mallrave dhe që kanë leje të përhershme sipas aktit normativ.

Sa i përket hyrjeve nga Greqia këta të fundit kanë lejuar qytetarët të dalin dhe më pas policia jonë ka vazhduar procedurat përkatëse për emigrantët që futën në tokën shqiptare.

Keta shtetas udhëtojnë me taksi deri në doganë dhe më pas hyjnë si këmbësorë në shtetin tonë. Pas hyrjes në Shqipëri atyre iu duhet të vetkarantinohen për 14 ditë në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

 Ndërkohë në pikën doganore të Qafë Thanës kanë hyrë 73 persona dhe kanë dalë 100 shtetas.

Të Fundit