VIDEO/ Tritoli në derën e shtëpisë së Armando Dukës, policia merr në ruajtje banesën. Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë – Stop
Lajme, Të Gjitha

VIDEO/ Tritoli në derën e shtëpisë së Armando Dukës, policia merr në ruajtje banesën. Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e së hënës në portën e banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në Durrës. Këto janë pamjet që vijnë nga porta e shtëpisë së Dukës. Aty është i vendosur një shirit ndërkohë që janë të qarta dëmet që shpërthimi i tritolit ka lënë në portë.

Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi bëri të ditur se po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përgjatë mëngjesit të sotëm janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por gazetarja tha se më pas janë lënë të lirë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Brenda banesës në momentin e shpërthimit mësohet se ka qenë bashkëshortja e Dukës së bashku me djalin.

Duke folur për mediat, kreu i FSHF bëri të ditur pas ngjarjes se nga kqyrja e kamerave të sigurisë është vërtetuar se lënda plasëse është vendosur nga një person me kapuç. Duka tha se autorët duhet t’i zbulojë policia, duke mos pranuar të vendosë gishtin e përgjegjësisë.

Hetuesit kanë besimin se kamerat sigurisë në zonë do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e itinerarit të lëvizjes së autorit./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *