VIDEO/ Shokët hedhin dhëndrin në ajër, i riu thyen shtyllën kurrizore

Një ceremoni dasme në Rumani duket se nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet momenti i kërcimit i dhëndrit me miqtë e tij. Ata tentojnë ta hedhin atë në ajër, por ky i fundit përfundon në tokë dhe dëmtohet rëndë.

Sipas Daily mail kjo ngjarje i ka shkaktuar dhëndrit thyerje të shtyllës kurrizore. Momenti u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit Liviu Filimon.

Incidenti ndodhi në një dasmë në Rumani të Premten në mbrëmje në sallën e ngjarjeve Castello në vendpushimin Baile Felix.

Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte ‘thyer shtyllën kurrizore’, duke shtuar: ‘Progresi i tij duket pak i favorshëm.’

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

Të Fundit