Video/ Rama nga Pediatria e re në QSUT: Një investim i shumëpritur – Stop
Lajme, Të Gjitha

Video/ Rama nga Pediatria e re në QSUT: Një investim i shumëpritur

Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur ditën me një video nga Pediatria e re në QSUT, të cilën e konsideron një investim të shumëpritur.

Sipas kreut të qeverisë, Pediatria e re do të sjellë shërbim shëndetësor me standarde optimale për fëmijët.

“Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e Re të Tiranës, një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik, që përbëhet nga dy godina, Pediatria e Specializuar dhe Pediatria e Përgjithshme si dhe ndërtimin e godinës së re, e cila ka përfunduar, të Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Pediatrike me katër salla operacioni.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *