Video/ Ngjarja që tronditi botën, 21 vite nga masakra e Reçakut.

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, 21 vite nga sot, forcat serbe hynë shtëpi më shtëpi në Reçak, ndanë meshkujt më vete dhe më pas ata u gjetën të ekzekutuar në një luginë mbi fshat.

Besohet se urdhëri për kryerjen e masakrës doli direkt nga zyra e Milloshevicit. Fillimisht, forcat serbe refuzuan të lejojnë mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe deklaruan se të gjitha viktimat ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky pretendim u rrëzua pas mbërritjes në terren të Misionit Vëzhgues të OKB-së kryesuar nga William Walker. Më 16 janar ish-shefi i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ambasadori William Walker e cilësoi atë krim kundër njerëzimit.

Nga ajo që unë personalisht kam parë, nuk hezitoj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim kundër njerëzimit. Bota duhet ta dënojë këtë mizori”, tha atë kohe ambasadori Walker.

Më pas forcat serbe i kishin marrë trupat e të vrarëve dhe i kishin dërguar në Prishtinë në institutin e mjekësisë ligjore dhe vetëm pas një muaji ishte bërë i mundur varrimi i tyre.

Të Fundit