VIDEO/ Momenti kur vritet në market 29-vjeçari Jurgen Duka

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur vritet me armë zjarri në Tiranë, 29-vjeçari Jurgen Duka në Tiranë.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit, në një market në rrugën “Irfan Tomoni”. Siç shihet nga pamjet e publikuara e siguruara nga Opinion.al, Jurgen Duka, së bashku me mikun e tij O. D., ndodhen në kasën e marketit. Më pas, shihet se si Jurgeni, ka nisur një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bën pagesën, me një tjetër blerës. Në debat përfshihet edhe shoku i viktimës.

Për të shuar konfliktin ndërhyjnë edhe persona të tjerë, të cilët nuk dihen nëse janë blerës të çastit apo shokë me viktimën ose autorin. Por, konflikti verbal përshkallëzohet deri në përplasje fizike, gjatë të cilit autori, nxjerr armën dhe qëllon ndaj 27-vjeçarit. Klientët largohen të alarmuar pas të shtënave, ndërsa viktima, bie menjëherë në tokë pa ndjenja. Në godinë, mbetet vetëm viktima dhe shitësi.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje është marrë shoku i viktimës dhe personat e pranishëm në vendngjarje. Po ashtu policia ka sekuestruar kamerate sigurisë. 29-vjeçari rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal.

Të Fundit