VIDEO/E reja hedh foshnjën në koshin e plehrave: Kisha frikë nga babai

Një grua në Turqi, në lagjen “Gaziosanpasa” ka hedhur në kosh plehrash fëmijën e porsalindur.

Ngjarja tronditëse është fiksuar nga kamerat  e sigurisë. Ndërkohë që sipas mediave turke foshnja është zbuluar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë nxjerrë atë nga koshi i mbeturinave dhe e kanë dërguar menjëherë në spital.

Nga ana tjetër policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur të identifikojë nënën  e cila është marrë në pyetje.

“Kisha frikë nga babai, ai nuk e dinte. Ja pse e bëra një gjë të tillë”, ka deklaruar vajza, e cila është liruar më vonë.

 

 

Të Fundit