Video /Avioni rrëzohet në mes të lagjes, viktima dhe mijëra vetë pa energji

Një aksident ajror ka ndodhur në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një aeroplan i vogël u rrëzua mbrëmjen e së hënës në një zonë të banuar duke lënë rrënoja në një rrugë periferike dhe duke ndërprerë energjinë për më shumë se 2,500 konsumatorë.

Departamenti i Sherifit të San Diegos tha se nuk dihej se sa njerëz ishin në bordin e avionit tip Learjet 35 A që u rrëzua pak pas orës 19:00 në zonën e Bostonit të El Cajon. Ai ishte planifikuar të ulej në Fushën Gillespie aty pranë.

Departamenti i Sherifit tha se zjarrfikësit nuk gjetën asnjë të mbijetuar në vendngjarje. Gjithashtu u raportua se një shtëpi u dëmtua.

Video nga vendi i ngjarjes tregoi zjarrfikësit duke shuar disa zjarre të vogla përgjatë një rruge të mbushur me mbeturina dhe linja elektrike të rrëzuara.

Departamenti i sherifit shkroi në “Twitter” në orën 20:57 se flakët ishin shuar dhe shtoi se Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të fillonin hetimin.

Të Fundit