Vetëm 1 i mbijetuar, 14 persona humbën jetën nga rënia e teleferikut në Itali/ Gjendja e 5-vjeçarit akoma…. – Stop
Bota, Të Gjitha

Vetëm 1 i mbijetuar, 14 persona humbën jetën nga rënia e teleferikut në Itali/ Gjendja e 5-vjeçarit akoma….

Një fëmijë 5-vjeçar, i vetmi që arriti ti mbijetonte aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku u rrëzua një teleferik, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ansa.it, bën me dije se i mituri ndodhet në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Për momentin 5-vjeçari ndodhet i intubuar, ndërsa  në spital, mbrëmjen e djeshme vonë, mbërriti halla e tij, motra e babait i cili vdiq në aksident me gruan e tij dhe djalin tjetër dy vjeç. Familja, me origjinë izraelite, jetonte në zonën e Pavia.

Një nga mjekët ka thënë se gjendja e 5-vjeçarit mbetet kritike. “Ne nuk e dimë se cili do të vijojë rikuperimi, trauma ka sjelle dëmtim të kokës, duhet të shohim se si do të evoluojë situata”, tha ai.

Tragjedia e rëndë që ndodhi në Piemonte u mori jetën 14 personave. Teleferiku u shkëput dhe ra në tokë vetëm pak metra para se të arrinte në destinacion. Autoritetet kanë bërë me dije se viktimat janë nga 4 familje, 2 nga Lombardia, një familje nga Emilia Romagna dhe një nga Calabria.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *